Falimentoi agjencia, 84 pushues ngecin në Rinas. Dërgohen avionë ushtarakë

Ministria e Brendshme e Sllovakisë, ka dërguar në Shqipëri aeroplanë të flotës së saj ajrore për të tërhequr 84 pushues sllovakë, të cilët mbetën të bllokuar pasi Agjensia turistike shqiptare me të cilën kishin pronotuar shpalli falimentin me 24 korrik.

Lajmi është raportuar dje nga agjencia zyrtare sllovake e lajmeve, TASR. Shpenzimet e transportit të tyre do të mbulohen nga kompania e sigurimit Uniqua.

Beata Lipšicová, specialiste e PR në Uniqua, e cila siguroi marrjen e sllovakëve nga Shqipëria, deklaroi se fillimisht kërkuan për avionë komercialë por ishte e komplikuar të merrnin avionë në mes të sezonit të pushimeve.

“Meqenëse ishte përparësia jonë për të marrë pushuesit sa më shpejt të jetë e mundur, të hënën deri të mërkurën pasdite arritëm ti merrnim pushuesit nga Tirana dhe i sollën në Poprad (Qarku Prešov në verilindje të Sllovakisë) nga disa aeroplanë të flotës së Ministrisë së Brendshme,” tha Lipshicová . Po në të njëjtën ditë, 86 turiste prisnin të fluturonin për në Shqipëri në aeroportin e Poprad.

Lidhur me këtë ngjarje, policia shqiptare është shprehur se nuk kishte asnjë njoftim për këtë veprim.