Alarmoi Mamurrasin me të shtëna arme, kapet i riu

Policia e Kurbini ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim. Operacioni” Mamurrasi” arrestoi Emiljan Lleshaj, 22-vjeç, banues në Mamurras ( i dënuar disa herë më parë për vepra të ndryshme penale).

I riu ishte në kërkim për një ngjarje të regjistruar me 7 korrik në Mamurras. Lleshaj kishte qëlluar me armë zjarri në ajër në qendër të qytetit si dhe nuk i është bindur punonjësve të policisë

“Ky shtetas, ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kurbin, për veprat penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 278/3, 274 dhe 242 të Kodit Penal, pasi më datë 07.07.2018, në qytet Mamurras, duke lëvizur me mjetin e tij tip Audi, ka qëlluar në ajër me armë zjarri si dhe është larguar duke mos u bindur punonjësve të policisë”,-sqaron policia.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin datë 25.07.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest më burg”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.