Zgjidhet goli më i bukur në Botërorin e Rusisë

Franca u shpall kampione e Botës më 15 korrik duke mundur në finale Kroacinë me rezultatin 4-2.

Goli i mbrojtësit të djathtë të Francës, Benjamin Pavardit, është votuar nga tifozët si goli më i mirë në Kupën e Botës.

22-vjeçari shënoi një gol të jashtëzakonshëm në fitoren e Francës 4-3 ndaj Argjentinës në 1/8 e finales së Botërorit, duke marrë duartrokitjet e të gjithëve.

Goli i francezit i mposhti 17 gola tjera të shkëlqyera për ta fituar çmimin si goli më i mirë i zgjedhur nga tifozët.

Në një sondazh online, ku mbi 3 milionë përdorues të FIFA-s i hodhën votat e tyre, goli raketë me të jashtmen i Pavardit është votuar si goli i turneut.