Stresi dhe Kejsi të martuar, çifti rrëfen takimet fshehtas në Europë

Fejesa e Stresit dhe partneres së tij Kejsi bëri shumë bujë. Të gjithë u çuditën nga fejesa e një “bad boy” si Stresi. Në fakt, Stresi jo vetëm që është fejuar, por edhe qenka martuar. U çuditët? Në një intervistë për Revistën Who, çifti i shumëpërfolur kanë rrëfyer çdo gjë për lidhjen dhe martesën e tyre.

Të pyetur nëse kanë plane për martesë, Kejsi është përgjigjur: “Ne të martuar jemi por nuk kemi bërë dasmë. Planet i kemi, por me kismet, sepse është pak vështirë. Unë kam familjen jashtë dhe Stresi është duke mbaruar albumin e fundit. Unë e mbështes në karrierë, por për të dy, ai duhet ta bëj këtë gjë, kur t’i mbyllë të gjitha dhe të bëhen letrat për të ikur jashtë do bëjmë dasmën”.

Po ashtu, Kejsi ka treguar se nuk ka dashur kurrë që Stresi t`i ulej në gjunjë dhe ta propozonte, pasi do të sikletosej. “Kemi vendosur shumë thjeshtë. Duke biseduar me familjet tona menduam për planet për njëri-tjetrin dhe vendosëm, pastaj ndamë datën.

Shkëmbyem nishanet dhe ndoqëm të gjitha traditat e tjera shqiptare. U veshëm thjesht, mblodhëm njerëzit më të afërt dhe aq ishte. Celebrimi ishte siç doja unë, ndërsa dasma do jetë sipas Stresit, siç do ai, e madhe,” –ka treguar Kejsi. Ndërsa për sa iu përket planeve për fëmijë, ata janë shprehur se janë akoma të rinj dhe duan të shijojnë ende jetën, derisa të vijë koha e duhur.