Ish-ministri Panariti: Mishi në treg i damkosur me bojë aniline

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka ngritur shqetësimin mbi mënyrën se si tregohet mishi. Sipas tij, shqiptarët po konsumojnë mish të damkosur me bojë aniline. Në një status në facebook, deputeti i LSI-së, thotë më tej se kontrolli është në dorën e mashturese që hiqen si inspekotorë.

”Në vend të përdorimit të një vule termike apo me shënjues organikë të padëmshëm, sipas modeleve të BE-së dhe të administruar me proces verbal dhe përgjegjësi administrative …u kemi lënë dorë të lirë kasapeve dhe mashtruesve gjoja inspektorë, që krahas thikave dhe hanxharit të përvetësojnë edhe zanatin e piktorit apo të bojaxhiut me penela certifikimi”,-shkruan Panariti.

Statusi i plotë

Mish në treg i zhyer dhe damkosur me bojë aniline, qarkullon varur në cengela të zgjyrosur. Një turp! Një rrezik për shëndetin publik! Sepse, një bojë e tillë e pa autorizuar është kancerogjene.

Përpos që dëmton në mënyrë të pariparueshme cilësinë e mishit duke u përthithur në gjërësi dhe thellësi të masës muskulare? Kjo, gjoja për të certifikuar një kontroll veterinar thuajse inekzistent.

Në vend të përdorimit të një vule termike apo me shënjues organikë të padëmshëm, sipas modeleve të BE-së dhe të administruar me proces verbal dhe përgjegjësi administrative …u kemi lënë dorë të lirë kasapeve dhe mashtruesve gjoja inspektorë, që krahas thikave dhe hanxharit të përvetësojnë edhe zanatin e piktorit apo të bojaxhiut me penela certifikimi.

/Koha Jonë/