Stresi pendohet për fejesën: Ia bëra varrin vetes

Reperi i njohur Stresi disa muaj më parë dha lajmin e bukur se ai dhe partnerja e tij Keisi u fejuan dhe shumë shpejt do të organizojnë dhe dasmën.

Siç ka treguar dhe vetë këngëtari ata do të mbajnë ceremoninë martesës në Santorini, por ende nuk dihet se në çfarë date.

Çifti simpatik së fundmi ka qenë me disa pushime në Sarandë, ku dhe festuan 3 mujorin e fejesës.

Stresi ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe ka shpërndarë foto nga ky udhëtim.

Ndërkohë që ka qenë duke pushuar, një media lokale ‘Saranda Tv’ e ka ndaluar reperin dhe e ka pyetur për martesën dhe pushimet e tij.

Ai ka treguar se është duke xhiruar një klip në Sarandë dhe ka habitur teksa ka treguar se me fejesën i ka bërë varrin vetes.

“Unë dua që të të urojë dhe për fejesën, të trashëgohesh”, i thotë gazetarja Stresit, shkruan Xing.

“Faleminderit shumë, i kam bërë varrin vetes”, tregon Stresi duke qeshur.