Statistikat/ Në 6 muaj vdiqën në aksidente 98 persona

Gjashtëmujori i parë ka regjistruar të dhëna pozitive sa i takon treguesve të sigurisë rrugore.

Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë periudhës Janar-Qershor numërohen 1066 persona të aksidentuar, duku u ulur me 11.5% krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, në rënien është evidentuar edhe numri i personave që kanë humbur jetë, ku në gjashtë muaj numërohen 98 të vdekur, nga 105 që ishte një vit më parë. Sa i takon shkaqeve të aksidenteve rrugore të ndodhura në gjashtëmujorin e parë, pjesa më e madhe e tyre kanë ardhur si pasojë e sjelljes së këmbësorëve.

Por, sipas INSTAT ky tregues është evidentuar në rënie me 12.7% krahasuar me periudhën Janar-Shtator 2017. 25-35 vjeç është edhe grupmosha që ka shkaktuar numrin më të madh të aksidenteve gjatë gjashtëmujorit të par, por krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë, ky tregues ka shënuar rënie të konsiderueshme me 11.4%.

Ndërkohë, referuar të dhënave sipas qarqeve të vendit, Tirana është edhe qarku me numrin më të lartë të aksidenteve, 399, ndjekur nga Durrësi me 102 aksidente. Por, ky tregues është evidentuar në rënie për periudhën Janar-Qershor 2018, pasi numri i aksidenteve ka shënuar rënie në të dy qarqet e vendit.

Ndërsa, qarku i Dibrës evidentohet qarku me numrin më të ulët të aksidenteve për periudhën Janar-Qershor 2018. Pavarësisht kësaj, ky tregues shfaqet negativ për qarkun, pasi referuar të dhënave të një vitit më parë, ai numëronte 0 aksidente të ndodhura.