Sot seanca e fundit e Kuvendit, PS-së i duhen 84 vota për ”Magjistrantët”

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, e fundit për këtë sesion. Në 17 pikat e rendit të ditë, është rifutur sërish për votim projektligji i shumëdiskutuar për Statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve i cili kërkon 3/5 e votave.

Ligji në fjalë, njihet si ligji i Magjistraturës dhe është kontestuar shumë nga opozita, e cila e konsideron si një mashtrim, atë që mazhoranca e ka sjellë si zgjidhje e vakumit në sistemin e drejtësisë.