Shifër marramendëse, ja sa ka humbur buxheti i shtetit nga rënia e euros

Sipas Ministrisë së Financave, vetëm për gjysmën e parë të vitit, arka e shtetit  ka humbur rreth 3.5 miliard lekë  nga rënia e euros ndaj lekut, pasi pjesa më e madhe e buxhetit vilet në doganë. Zhvlersimi i euros ndaj lekut do të detyrojë qeverinë të shkurtojë të ardhurat e buxhetit.

Ndërsa variant i dytë, nuk parashikon  shkurtime, por vetëm rishpërndan fondin e investimeve publike nga projektet me ecuri të ngadaltë.Sakaq, ende nuk dihet se cili nga të dy opsionet do zbatohet por dihet qe ky vit do të kalojë pa buxhet të shëndoshë.