“Po i presim rusët dhe po i gëzohemi luftës së tretë botërore”

Russia's President Vladimir Putin (R) invites for talks Serbian Prime Minister Aleksandar Vucic (L) during their meeting in the Novo-Ogaryovo residence, outside Moscow, on July 8, 2014. Russia and Serbia are ready to start procedures of signing an agreement on the South Stream gas pipeline in the next few days, the Itar-TASS news agency quoted Russia's Prime Minister Dmitry Medvedev as saying yesterday after his talks with Vucic. The 16-billion-euro ($21.8 billion) South Stream pipeline would stretch nearly 2,500 kilometres (1,500 miles) from Russia under the Black Sea to Bulgaria, Serbia, Hungary and Slovenia before reaching a terminal in Italy. It is an attempt to reduce Moscow's reliance on Ukraine as a transit country for its natural gas following disputes with Kiev in 2006 and 2009 that led to interruptions of gas supplies to Europe. AFP PHOTO / POOL/ MAXIM SHIPENKOV (Photo credit should read MAXIM SHIPENKOV/AFP/Getty Images)

“Në Serbi, sikur gjithkund rreth nesh, janë në pushtet të njëjtat elita që kanë shkaktuar luftëra, prandaj interes jetik i tyre është të harrohet përgjegjësia e palës serbe dhe përgjegjësia e tyre personale.

Por, prapë, nuk është as vetëm kjo. Mendoj se po forcohet narrativi për serbët si viktima, i cili është energjent ideal për çdo nacionalizëm dhe për çdo konfilikt të ri. Ky vetëviktimizim është gjëja më e gabuar që mund t’ia bëjmë vetes, është sikur të varroseni të gjallë, të varroseni në këtë imazh të rremë dhe ta jetoni këtë jetë të rreme. Prandaj nuk po mund të lëvizim”,  thotë për “Danas” historiania Dubravka Stojanoviç.

Bashkëbiseduesen e gazetës sonë e pyetëm se si e komenton qëndrimin plotësisht mospërfillës të shënimit të përvjetorit të gjenocidit të Srebrenicës nga kreu i shtetit serb, i cili njëkohësisht paralajmëron në mënyrë pompoze shënimin e përvjetorit të “Oluja” (operacionit të forcave kroate kundër serbëve në Kroaci, v.j.).

– Në përgjithësi e kam përshtypjen se diçka po ndryshon në mënyrën e të folurit për vitet nëntëdhjetë. Vihet re se gjithnjë e më shumë po flitet për bombardimet e NATO-s, se kjo pjesë e luftës mbizotëron mbi gjithçka që ka ndodhur para saj. Kjo vetëm pjesërisht ka lidhje me paraqitjen gjithnjë e më negative të Perëndimit dhe të vetë paktit NATO, gjë që qartësisht lidhet me forcimin e ndikimit rus. Por, më duket se kjo ka shumë më tepër lidhje me një narrativ të ri për luftërat e viteve të nëntëdhjeta. Këtu tani ka nisur të dominojë paraqitja e serbëve si viktima të pafajshme. Me këtë narrativ përshtatet në mënyrë të përkryer edhe shënimi i “Oluja”, por pa e shtruar pyetjen se si Knini ishte i serbëve dhe përse kroatët ishin dëbuar prej andej, sikurse edhe prej gjithë Krajinës, në periudhat e pararendëse të luftës. Ne po sillemi në rreth qe mbi 20 vjet dhe s’do të mund të ndryshojmë asgjë. Atëherë, logjikisht, as nuk do të ketë përparim. Në asgjë.

* Duke u marrë me “zgjidhjen” e çështjes së Kosovës, Presidenti i Serbisë flet për veriun sikur të ishte faktikisht pjesë e Serbisë. Para pak kohësh ai tha se ka frikë se shqiptarët e Kosovës planifikojnë do ta marrin veriun, do ta okupojnë, se do të ndodhë një “Oluja” e re. Si i komentoni pretendimet e tilla?

– Prej shpalljes së “fitores” ndaj paktit NATO nga Millosheviqi e deri te deklaratat e tilla është e gjallë një fantazi e pabesueshme, ndonëse nga të gjitha përvojat elementare të gjithë e dijnë se, fillimisht, në Kosovë as nuk mund të shkoni. Por, politikanët në pushtet nuk e kanë fare problem të thonë dokrra të tilla, ndonëse shoqëria pothuaj as nuk reagon fare ndaj tyre. Pra, ne e kemi njëfarë kodi të heshtjes, sikur edhe më tutje të ishte në fuqi ajo fraza e luftës së Sllovenisë “ata bëjnë sikur shkëputen, kurse ne sikur nuk i lejojmë”. Qe 27 vjet ne jetojmë me gjendjen “sikur”! Kjo është humbja jonë më e madhe.

* Flitet se po kërkohet një zgjidhje kompromisi. Çfarë kompromisi mund të hamendësohet? Ndarja e Kosovës është përjashtuar si opsion apo e shihni se një opsion i tillë është i mundur, në kuptimin që veriu (i Kosovës) t’i fitojë atributet e Republikës Serbe në BeH? A do të ishte kjo që dëshirojnë autoritetet në Serbi interes i qytetarëve të Serbisë?

– Kjo është vetëm një trajtë e konfliktit të ngrirë për të cilin flasin të gjithë. Ne sikur po e ngrijmë veriun dhe po presim çfarë … rusët? Kjo është lufta e tretë botërore së cilës ne, siç duket, i gëzohemi mu sikur atëherë kur u godit ambasada kineze (goditja e NATO-s ndaj ambasadës kineze në Beograd, më 1999) dhe të gjithë flisnim me zjarr se lufta botërore do të shpërthente përsëri për shkakun tonë. Çfarë mund të thuhet për këtë? Por, në gjithë këtë nuk është e ngrirë Kosova, por vetë Serbia. Kosova është në rrugën e saj, ndërsa strategët tanë dhe më tutje hedhin zaret dhe i luajnë figurat e plastikës. Përveç kësaj, jam plotësisht e sigurtë se pak kush mund të besojë në gjithë këtë, përveç njerëzve që janë shkëputur seriozisht nga realiteti. Atëherë, ç’është kjo? Kjo nuk është as vetëmashtrim, sepse edhe elitat edhe masa e gjerë e kanë të qartë se s’ka asgjë prej kësaj. Njëfarë kotësie e plotë, sepse as nuk dini çfarë do të bënit… Shikoni shembullin e Maqedonisë dhe Greqisë… A është e mundur që ata të kenë biseduar një çerek shekulli për dy-tri variante të emrit? Kjo tingëllon plotësisht si marrëzi. Por, gjithçka kishte ndaluar për këtë marrëzi. Dhe, mandej, papritur gjenden dy njerëz normalë që merren vesh mes veti. Por, aty janë 25 vjet të humbura. Këto 25 vjet të humbura janë tonat – tuajat dhe të miat.

Kjo është njëfarë ninulle – ju i hidhni vitet, deceniet, njerëzit, trurin, ekspertët… të gjitha për njëfarë fiksimi të paqëndrueshëm? Me fjalë të tjera, nuk jetoni në të tashmen, por në të kaluarën, për të cilën duhet të hakmerreni, dhe në të ardhmen, në të cilën kjo, rastësisht, duhet të ndodhë kjo. Është tragjike kur një shoqëri e vë veten në këtë pozitë.

* Shkrimtari dhe filozofi kosovar Shkëlzen Maliqi thotë se Serbia është e gatshme të heqë dorë nga  Kosova dhe pret ta marrë Republikën Serbe si kundërshpërblim. Sa ju duket kjo reale? A është pushteti serb i gatshëm edhe për konflikte të reja, me qëllim që të përpiqet ta realizojë këtë qëllim, me ndihmën e Rusisë?

– Pushteti serb nuk ka çfarë t’i ofrojë shoqërisë së vet. Nuk mund të mburren më me “sukseset e jashtëzakonshme”, sepse dikush megjithatë do ta shohë gjendjen reale. Me që diskursi nacionalist është në rritje, kjo do të thotë se ata nuk heqin dorë dhe do ta mbajnë këtë tension të përhershëm. Mua nuk më tingëllon asgjë reale, por nuk më ka tingëlluar as në vitin 1991. Por, nuk i ka tingëlluar as asaj mase që qëndronte ulur nëpër kafenetë e Sarajevës derisa njësitë e Ratko Mlladiqit dhe Radovan Karaxhiqit po i zinin pozicionet në majat përreth qytetit dhe po fillonin rrethimin. Kujt do t’i shkonte ndërmend diçka e tillë? Por, nëse kjo nuk ka shkon neve ndërmend, nuk do të thotë se nuk ekzsiton si opsion. Në fund të fundit, për këtë flitet shumë hapur. Sapo dikush ta thotë se kufijtë janë të përkohshëm, dhe kjo thuhet çdo ditë, madje edhe nga njerëz në pozitat më të larta, do të thotë se ekziston programi revizionist dhe se prej tij nuk është hequr dorë.

* Siç po ecën e ashtuquajtura zgjidhje e problemit të Kosovës, është e qartë se gjithnjë e më pak po flitet për çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë viteve nëntëdhjetë dhe për përgjegjësinë e Serbisë. Si do të manifestohet një qasje e tillë në atë që cilësohet si përfundim i dëshiruar – në normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve dhe qytetarëve të tyre?

– Assesi. Por, askush as nuk e dëshiron normalizimin. Kujt i intereson kjo? Elitave politike? Zoti na ruajtë, ato jetojnë nga konfliktet. Elitat intelektuale, kishtare? As më së paku – pjesë të rëndësishme të këtyre elitave jetojnë ende nga urrejtja pa të cilën ata dhe vepra e tyre do të ishin minore. Të ashtuquajtirat elita ekonomike? Po shumica prej tyre e kanë fituar në luftë të ashtuquajturin ‘milion i parë’. “Normalizimi” është i mundimshëm, i rëndë, dhe nuk ka shumë përkrahës.

* Lidhur me çështjen e Kosovës aktualisht po zhvillohet edhe një proces paralel, dhe atë në bllokun e opozitës. Vuk Jeremiq, Boshko Obradoviq, Partia Demokratike e Serbisë dhe Dragan Gjillas po bashkohen, po negociojnë për këtë dhe po shprehin qëndrimin se me Prishtinën nuk do të duhej të nënshkruhej kurrsesi marrëveshje juridikisht obliguese. Si e vështroni një situatë të tillë shoqërore-politike, të stërngarkuar me qasje nacionaliste?  

– Nuk është kjo hera e parë. Të njëjtën gjë e kemi pasur në vitet nëntëdhjetë. Pjesa më e madhe e opozitës atëherë e ndiqnin programin e Millosheviqit dhe qirreshin se ata do ta udhëhiqnin më mirë luftën. Kjo kishte arritur deri atje sa Millosheviqi, në fund të viteve tetëdhjetë, në të vërtetë e kishte marrë programin nacionalist të elitës intelektuale, disa përfaqësues të së cilës më pas themeluan parti opozitare. Kjo ishte ajo nyja e pazgjidhur, sepse programin e opozitës po e zbatonte pushteti. Për këtë arsye ne nuk kemi arritur të çlirohemi për më shumë se një dekadë, sepse përse njerëzit do të votonin për epigonet? Edhe tani jemi në situatë pothuaj identike – opozita e kritikon pushtetin e djathtë nga pozita e “të djathtës” dhe ofron një asgjë edhe më të madhe. Prandaj, vërtetë asgjë.

E tashmja pa të ardhme

* Pak kohë më parë, në një tribunë për revizionin e historisë, keni deklaruar se ne, si shoqëri, kemi ngelur në kohën e Sllobodan Millosheviqit. Çfarë të ardhmje parashikoni, në këtë kuptim?

– Unë nuk di ta parashikoj të ardhmen, por përpiqem të kuptoj cili është qëndrimi aktual ndaj modelit të së kaluarës, i cili dominon. Në qoftë se i analizoni, për shembull, tekstet e historisë, gjeni kryesisht interpretime identike të shkaqeve dhe të rrjedhës së luftërave të viteve nëntëdhjetë me ato që i kemi pasur gjatë kohës që janë zhvilluar luftërat. Në qoftë se as pas gjithë kësaj nuk mund ta ndryshoni aspak këndvështrimin ndaj vetëvetes dhe ndaj të kaluarës vetjake, atëherë nuk mund ta arrini të ardhmen.

(Përktheu Ramadan Muçolli, illyriapress)