Nga Siria drejt Perëndimit, 21 refugjatë kapen në Devoll

Prej kohësh Shqipëria është ”rruga e artë” për refugjatët që synojnë vendet e BE-së. Shumica e tyre kapen në kufi, në tentativën për të kaluar pa u pikasur nga autoritet në doganë.

21 emigrantë, kryesisht sirianë e irakianë janë ndaluar nga policia kufitare në Devoll gjatë fundjavës që lamë pas.

Pjesa më e madhe e tyre, 17 klandestinë, u ndaluan në Trestenik të Devollit, ndërsa grupi tjetër prej 4 personash u ndalua ne qytetin e Bilishtit.

Pas kryerjes së procedurave ata janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë.