Manja: S’ka kolaps, opozita të jap votat për Magjistrantët

Kreu i komisionit të Ligjeve, deputeti i PS-së Ulsi Manja në një prononcim për median thotë se opozita është bërë pishman që votoi reformën në drejtësi, duke u shprehur se maxhoranca nuk i ka 84 votat për ligjin e magjistraturës. Ai i bëri thirrje opozitës që të japë votat për ligjin e Magjistrantëve, ku edhe theksoi se nuk ka kolaps.

“Nuk na pengon ta shohim njëri-tjetrin në sy në sallën e Parlamentit dhe të komunikojmë drejt për së drejti me opinionin publik për të thënë disa të vërteta për reformën në drejtësi dhe zbatimin e saj se kam përshtypjen se procesi i reformës në drejtësi nuk është kuptuar sa dhe si duhet nga opozita. Teoria e kolapsimit të reformës në sistemin e drejtësisë nuk është teori juridike. Unë gjykoj dhe me aq informacion sa kam unë nuk jemi në rastin e kolaps të reformës në drejtësi por kolapsim të opozitës”, tha Manja.

Manja tha se ”KLGJ dhe KLP janë në krijim e sipër. Hapat e Vetting-ut janë të përcaktuara në Kushtetutë”, vijoi ai, duke thënë se kandidatët për KED që u shkarkuan nga Vetting-u, do të zëvendësohen me short, siç e përcakton Kushtetuta.