Luan Rama: S’ka pushime derisa të zgjidhet ngërçi, duhet tryezë dialogu

Në sallën e Kuvendit po zhvillohet seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar, ku në rend dite është edhe votimi për ndryshimet në ligjin “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”, që synon të zgjidhë ngërçin e krijuar me Shkollën e Magjistraturës, për miratimin e së cilës nevojiten 84 vota.

Lidhur me këtë çështje, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama tha se nuk duhet që deputetët të marrin pushimet pa u zgjidhur ngërçi. “Nga sot, deri sa të zgjidhet problemi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë të mos fillojë pushimet Kuvendi. Deri sa të bëhet funksionimi normal i sistemi të drejtësisë”, u shpreh Rama.

Në emër të LSI-së, Rama i kërkoi kryetarit të Kuvendit që të iniciojë një tryezë dialogu mes të gjithë aktorëve parlamentar për arritjen e një konsensusi për miratimin e dy projektligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar votash, Shkolla e Magjistraturës dhe Kodi i ri Rrugor.

”Meqenëse nuk ka funksionuar dialogu midis mazhorancës dhe opozitës unë propozoj që ju të inicioni një tryezë të dialogut midis të gjithë aktorëve parlamentar”, u shpreh Luan Rama.

Luan Rama: Drejtësia në kolaps, përgjegjëse të gjitha palët