LSI, Rrokaj: Dialogu politik është emergjencë Kombëtare

Shkolla e Magjistraturës është hapi i rradhës i maxhorancës për kapjen e pushtetit, është komenti i deputetit të LSI-së, Shezai Rrokaj, teksa në seancën e fundit plenare pritet të votohet Ligji për Magjistrantët. ”Situata e pashpresë dhe dëshpëruese, që po shkakton humbjen e besimit dhe braktisjen e vendit, sidomos prej popullsisë aktive të papunë dhe rrogat e ulta e rritja e taksave kërkojnë sot frenimin e rënies së lirë. Në kēto kushte të emergjencës kombëtare dialogu politik institucional është është rruga e duhur për t’iu larguar arrogancës së mazhorancës si dhe tundimit të saj marrak për kapjen e demokracisë”,-shkruan Rrokaj.

Deklarata e plotë

Opozita nuk bëhet vegël në duart e pushtetit që ka kapur shtetin. Shkolla e Magjstraturës ishte hapi i radhës për instucionalizimin e pushtetit të mazhorancës dhe kapjen e shtetit. LSI-ja e ka theksuar se nuk bëhet pjesë e pazareve dhe se situata në drejtësi ka paralizuar disa institucione kushtetuese dhe po jep shenja të dukshme të kapjes së drejtësisë. Po kështu, mosndëshkimi i peshqve të mëdhenj që nga ministrat e deri te bosët e drogës; varfëria ekstreme dhe rritja e pabarazisë sociale; mungesa e investimeve të huaja serioze dhe përqendrimi i parasë publike te një grusht oligarkësh, duke deformuar rregullat e konkurrencës së lirē e bëjnë emergjent dialogun politik institucional. Gjithashtu, situata e pashpresë dhe dëshpëruese, që po shkakton humbjen e besimit dhe braktisjen e vendit, sidomos prej popullsisë aktive të papunë dhe rrogat e ulta e rritja e taksave kërkojnë sot frenimin e rënies së lirë. Në kēto kushte të emergjencës kombëtare dialogu politik institucional është është rruga e duhur për t’iu larguar arrogancës së mazhorancës si dhe tundimit të saj marrak për kapjen e demokracisë. Mendoj se përgjegjësia kombëtare duhet të prevalojë mbi gjithçka. Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët.