Klopp tregon çfarë pret nga Shaqiri sezonin e ardhshëm

Trajneri i Liverpool, Jurgen Kloppka deklaruar se ka shumë besim në ekipin që ai ka formuar ku nuk i ka kursyer lavdërimet.

Klopp ka folur edhe për blerjet e reja që ka bërë Liverpool ku ka përmendur edhe sulmuesin me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqirin për të cilin tha se pret shumë nga ai.

“Deri tani është një vit i mirë për ne sepse kemi një ekip shumë të mirë dhe ishim goxha të suksesshëm sezonin e kaluar, luajtëm futboll të bukur, por duhet të ndërrojmë lojtarët”, tha Klopp.

Gjermani më tej ka thënë se pret nga Shaqiri që të jetë një opsion në vijën e sulmit, aty ku titullarë të padiskutueshëm sezonin e kaluar ishin Mohamed Salah, Roberto Firmino e Sadio Mane.

“Kishim mungesë të opsioneve në ekip në vijën e sulmit, kështu që e sollëm Shaqirin, të cilin e patë në Kupën e Botës. Jo vetëm në Kupën e Botës – e di se Stoke pësoi rënie nga liga, por ai pati ndeshje shumë të mira”, tha Klopp për Shaqirin.

“Kështu ndodh me lojtarët e mirë kur ata janë duke luftuar mbijetesën, nuk është niveli i tyre, kështu që nuk mund të keni sezonin më të mirë në botë. Por, ai mund të bëjë hapin e radhës. Për të, në karrierën e tij është një moment i mirë, duke qenë 26 vjeç dhe duke pasur përvoja të shumta”, shtoi gjermani.