Ja sa ujë duhet të pijnë fëmijët

Në momentin e lindjes, trupi i një foshnje përbëhet nga rreth 75% lëngj, ndërsa me kalimin e kohës uji zë 60% të trupit.

Uji është i vetmi lëng që sugjerohet të pihet në sasi të mëdha dhe që nuk shkakton pasoja në organizëm. Por jo të gjithë ia dalin të hidratohen dhe të konsumojnë sasinë optimale të ujit sidomos fëmijët.

Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) ka udhëzuar sasinë e duhur të konsumit të ujit për fëmijët.

Fëmijët e moshës 4-8 vjeç kanë nevojë për 1,1 deri 1,3 litra ujë në ditë, ata të moshës 9-13 vjeç kanë nevojë për 1,3 deri në 1,5 litra në ditë, ndërsa moshat 9-13 vjeç kanë nevojë për 1,5 deri në 1,7 litra në ditë.