E përplasi makina tek lëvizte me biçikletë, 61-vjeçari ndërron jetë në spitalin e Korçës

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës. Teksa lëvizte me biçikletë në lagjen nr.3 të qytetit, një person është goditur nga një automjet tip “Reno”, me targa AA981OI.

I aksidentuari është dërguar në Spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Por 61-vjeçari Sotiraq Metraja ka ndërruar jetë disa orë më pas, duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

Sakaq, drejtuesi i mjetit tip “Reno” me inicialet E.B u shoqërua në komisariatin e policisë.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.