Sherr në plazhin e Durrësit, femrat zihen me grushte e shkelma për një… top

Një video e bërë publike nga “Joq” tregon momentin kur disa femra janë konfliktuar me njëra-tjetrën në mes të plazhit këtë paradite.

Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak është bërë një top… Kjo pasi teksa disa nga vajzat kanë qenë duke luajtur, topi u ka rënë disa herë në çadrën e “grupit” tjetër.

Kështu kanë nisur të debatojnë dhe më pas kanë përfunduar në konflikt fizik.