KPK: Deklarimi i pasurisë së Gashit nuk është i saktë

Prokurorja Rovena Gashi dhe avokati i saj, nuk u paraqitën në seancën dëgjimore përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).

Relatori Lulzim Hamitaj tha se Gashi ka nisur punë në vitin 2001. Në lidhje me vlerësimin e pasurisë, raporti i ILDKPKI thotë se deklarimi i pasurive të Rovena Gashit nuk është i saktë, ka mungesë për të justifikuar pasuritë.

Pasuritë e prokurores janë: Një apartament te Shkëmbi i Kavajës me sipërfaqe 105 metra katrorë, i blerë në bashkëpronësi nga bashkëshortët Rovena Gashi e Dritan Gina, për 80 mijë euro. Në deklaratën e kontratës thuhet se do të paguhej në dy këste.

Kësti i parë prej 30 mijë euro është paguar paraprakisht. Ndërsa kësti prej 50 mijë eurosh do të paguhej brenda vitit 2011 përmes një transferte bankare. Përsa i përket burimit finnanciar, shuma prej 45 mijë eurosh është marrë me kredi.

Shuma prej 35 mijë eurosh është dhënë me çmim preferencial nga Oliver Fucina, përfaqësues e ortak i kompanisë ndërtuese dhe kunat i prokurores. Ai e ka ulur çmimin duke falur 35 mijë eurot.