SPECIALE/ 10 transferimet që mund të kishin ndryshuar historinë e Seria A

Ndeshjet fitohen në fushë, kjo është e vërteta, por të gjithë e dinë se një dorë të mirë e japin edhe taktikat e ndjekura nga trajneri në merkato. Ka blerje të cilat nuk përforcojnë vetëm grupin e futbollistëve, por ndërtojnë një hierarki të caktuar, revolucionarizojnë renditjen dhe hapin një cikël të ri. Çdo operacion në merkato shoqërohet nga tratativa të shumta, ndërkohë që ka raste që dështojnë edhe vetëm për disa detaje. “Fox Italia” ka hartuar një listë me 10 transferimet që mund të kishin ndryshuar historinë në futbollin modern në Seria A.

  1. Johann Cruijff te Juventus

I ndjeri Johann ka qenë një ndër personat me më shumë influencë në futboll, i cili shkëlqeu fillimisht te Ajaksi ndërkohë që më pas u transferua te Barcelona, klub që ende bazohet në filozofinë e tij. Është e dukshme se si do të kishte ndryshuar historia në rast se në vitin 1976 Juventus do të kompletonte transferimin e “profetit të golit” nga Barcelona për 300 milionë lira. Në janar ishte e gjitha e kryer, por në shkurt operacioni nuk u finalizua për shkak të një vendimi të Federatës Italiane që mbylli kufijtë e transferimeve nga një vend në tjetrin.

Cruijff

  1. Michel Platini tek Inter

Në vitin 1978, katër vjet para se Gianni Agnelli ta merrte në Torino për kapriço personale, me një pagesë prej 250 milionë sterlina, futbollisti francez ndërkohë kishte firmosur me një tjetër klub italian, Interin e Fraizzolit. Për fat të keq për Interin, FIGC përsëriti të njëjtin vendim për të huajt, duke ndryshuar mendim vetëm dy vjet më vonë. Në këtë kohë do të ishte Juventusi që do të ishte më e shpejtë duke mbyllur transferimin e Platini pasi kishte një ekip të mbushur me kamponë.

Michel Platini

  1. Ruud Gullit te Juventus

Dominimi i bardhezinjve do të merrte fund në vitin 1986, kur Berlusconi arriti një marrëveshje me Gullit. Giampiero Boniperti ishte takuar prej kohësh me holandezin, por më pas hyri në lojë numri një i Milanit që ofroi 10 miliard lira, të cilat PSV i përdori për ndërtimin e stadiumit. Gulli pati një ndikim të madh në ndërtimin e Milanit të madh, gjithçka vetëm sepse Berlusconi nuk u dorëzua përballë fuqisë së familjes Agnelli.

Ruud Gullit, stella olandese del Milan

  1. Ronaldinho te Torino

Besoni ose jo, por Ronaldinho ka qenë shumë pranë Torinos, madje duke jetuar në atë qytet dhe mund të përfaqësonte edhe Italinë. Ashtu siç ka kujtuar edhe fituesi i “Topit të Artë 2015”, në vitin 1988 klubi granata ishte në tratativa me Gremion për të blerë Roberto De Assis, vëllai i madh i tiji, dhe nëse tratativat do të finalizoheshin, Ronaldinho, i cili ishte vetëm 8 vjeç, do të zbarkonte në Torino dhe do të luante me të rinjtë e Torinos. Një histori e ngjashme ndodhi edhe me Leo Messin disa vite më vonë te Como.

Ronaldinho

  1. Zinedine Zidane te Blackburn

Zizou është një nga rastet e rralla të fenomeneve jo të parakohshëm, pasi ai u bë i njohur për publikun e gjerë vetëm pasi eliminoi me Bordon e tij, Milanin e Capellos nga Kupën UEFA 1995-1996, në moshën 24 vjeç. Verën e ardhshme përfundoi te Juventusi dhe më pas të gjithë e dimë historinë. Gjithsesi në vitin 1995, francezi ishte një hap larg nga Blackburn, fituesit e Premier League në atë sezon, pasi ishte një kërkesë e trajnerit Kenny Dalglish. Ishte Jack Walker, pronar i klubit, i cili mbylli derën në “fytyrë” Zidane. Për çfarë na duhet, kur për momentin kemi Tim Sherwood?”, deklaronte ai. Katër vjet më vonë, ndërsa Zidane gëzonte për fitimin e “Topit të Artë”, Blackburn zbriti në Kategorinë e Dytë.

Zidane

  1. Ronaldo te Lazio

Mund të thuhet se lavdia e Interit të Moratit përfundoi në natën e Bernabeut, dhe filloi me blerjen e Ronaldos nga Barcelona për 48 miliardë lira, që ishte dhe vlera e klauzolës. Por në pranverën e vitit 1997, nuk ishin të vetmit që e ndiqnin fenomenin: madje edhe Laciu i Cragnotit, në atë kohë superfuqi ekonomike, u regjistrua në ankand. Në të vërtetë, bardhekaltrit ishin të parët që e kërkuan brazilianin. Gazetat si “Repubblica”, dhe “Marca” raportuan marrëveshjen si të kryer, por në fund vendosi agjenti Giovanni Branchini dhe Ronaldo zgjodhi Interin. Një vit më vonë, ai udhëhoqi zikaltërit drejt finales së Kupës UEFA kundër Lazios.

Ronaldo salta Marchegiani

  1. Luis Figo te Milani

Në vitin 1997, Milani bëri një revolucion të vërtet, teksa arritën që të siguronin edhe Luis Figon. Futbollisti portugez përveç kuqezinjve kishte edhe një para-kontratë me Barcelonën, me të cilën ai rinovoi më pas me klubin spanjoll. Nuk ishte hera e parë që Figo nënshkroi dy kontrata, pas një gjë të tillë e kishte bërë edhe në vitin 1995, me Parmën dhe Juventusin, dhe më pas qëndroi te Sportingu i Lisbonës. Ky nuk ishte veprimi i fundit i çuditshëm, pasi në vitin 200 braktisi Barcelonën për t’u transferuar te Reali i Madridi.

Luis Figo al Barcellona

  1. Francesco Totti te Sampdoria

Vera e vitit 1997, përveç rasteve të mësipërme, ekzistonte edhe hipoteza e shitjes së Tottit te Sampdoria. Duket e çuditshme, por trajneri i ri i verdhekuqve Carlos Bianchi në vend të tij donte Angel Matute Morales. Gjithsesi Totti rezistoi ofertave duke qëndruar në Trigoria dhe më pas u bë një legjendë. Matute Morales ndërkohë më pas përfundoi te skuadra doriane.

Totti

  1. Cristiano Ronaldo te Parma

Në vitin 2003, ishte shumë pranë transferimit të një 17-vjeçari, i cili quhej Cristiano Ronaldo. Ishte Arrigo Sacchi, drejtori sportiv i verdhebluve, i cili kërkonte portugezin, duke ofruar 11 milionë euro për Sportingun. Në fund të negociatave, u fut në lojë edhe Alex Ferguson, i cili kërkonte një zëvendësues për Beckham. Skocezi u dashurua me Cr7 në një miqësore, dhe bindi ekipin portugez për ta lënë të lirë për 17 milionë euro. Në këtë mënyrë mori fund dhe ëndrra e Parmës.

Cristiano Ronaldo

  1. Carlos Tevez te Milan

Në janar të vitit 2012, Barbara Berlusconi vendosi nën presion drejtuesit për të mbajtur Alexandre Paton në Milano, duke parandaluar Adriano Gallianin, që kishte përfunduar thuajse transferimin e Carlos tevez. Milani do të kishte fituar titullin, ndërkohë që historia e rilindjes së Juventusit mund të kishte qenë ndryshe. Tevez në këtë mënyrë nuk do të kishte përfunduar te Juventusi një vit e gjysmë më vonë. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

Tevez esulta con la Juventus