Raporti vjetor për vitin 2017, Leskaj: KLSH ka promovuar transparencën

Kuvendi nisi seancën me raportin vjetor të Kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj. Gjatë fjalës ai u shpreh se jemi në një linjë me standardet ndërkombëtare përsa i përket auditimit. Leskaj theksoi se është shtuar numri i auditiveve të performancës, si dhe puna është e bazuar në standarde evropiane të auditit.

Nga ana tjetër, Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbardhi shifrat e auditiveve të kryera gjatë vitit 2017, si edhe dëmin ekonomik të shkaktuar përgjatë periudhës së fundit, ku theksoi se janë konstatuar shkelje me dëme në vlerë prej 825.6 mln euro.

”Ligji organik konfirmoi funksionimin e auditeve dhe puna jonë është bazuar në standardet evropiane të Auditit. Është shtuar numri i auditimeve të performancës dhe sipas Gjykatave të huaja, KLSH ka standarde evropiane. KLSH ka marrë vlerësime pozitive nga Gjykata Austriake. Ndërsa pengesat në informacion kanë qenë sporadike”,-tha Leskaj.