Lunacek: Lajm i mirë për Kosovën! Në vjeshtë PE-ja do të japë dritën jeshile për vizat

Ish-nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, ka thënë se është shumë e gëzuar me lajmin se Kosova ka marrë rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave.

Në një reagim në Twitter, Lunacek shprehu bindjen se në vjeshtë të këtij viti Parlamenti Evropian do ta japë dritën jeshile për heqjen e vizave.

“Ky është një lajm i mirë! Faleminderit Avramopoulos jam e sigurt që Parlamenti Evropian do ta japë dritën jeshile në vjeshtë. Shpresoj se edhe Ministria e Brendshme do ta bëjë të njëjtën gjë para vitit 2018!”, ka shkruar Lunacek.