Arta Marku bën ndryshime të tjera në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ja emrat

Kryeprokurorja e Përkohshme e Përgjithshme, Arta Marku ka bërë disa ndryshime të tjera, këtë herë tek vartësit e saj.

Objekt i ndryshimeve të tjera, sërish është Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku kryesisht lidhen me kalimin e prokurorit Genti Osmani, te sektori i Korrupsionit dhe Hetimit Pasuror.

Po kështu, Anton Martini  ka kaluar tek sektori i Trafiqeve.