Sita e Vetting-ut, Rovena Gashi para KPK më 20 korrik

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka publikuar datën e daljes përballë Vetting-ut të Rovena Gashit, ish-drejtoreshë e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë.

Çifti i prokurorëve, Dritan Gina dhe Rovena Gashi kanë dërguar anikimim në Gjykatën e Strasburgut kundër procedurave të ligjore të ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) në hetimin e figurës së tyre.

Duke qenë se çështja e procedurave të ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit janë objekt shqyrtimi i Gjykatës së Strasburgut, prokurorja Rovena Gashi i ka kërkuar zyrtarisht KPK-së që të pezullojë procedurat e mëtejshme të verifikimit, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Prokurorët Rovena Gashi dhe Dritan Gina, në aplikimin e tyre, i kanë argumentuar Gjykatës së Strasburgut se institucionet kanë dështuar që t’i sigurojnë një proces të rregullt ligjor, si gjatë procesit të rivlerësimit ashtu edhe në procesin penal.