Si i duam pushimet?

Nga Lutfi Dervishi –

Duam një vend të qetë për t’u shkëputur nga bota, por që të ketë internet të mirë!

Duam të hamë dhe të na shijojë ushqimi, por objektivi kryesor është të dobësohemi.

Dua të lexojmë disa libra shumë të mirë, me objektiv 200 faqe në ditë, por lexojmë 400 statuse në facebook.

Duam sa më pak lajme stresuse dhe mbajmë televizorin ndezur dhe sytë nga facebook/instagram.

Duam një vend të mirë dhe sidomos të lirë dhe shkojmë për të pushuar në Dhërmi!