Rekomandimi pozitiv, Presidenti Meta: Qytetarët e Kosovës e meritojnë të lëvizin pa viza

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, që u publikua sot nga Komisioni Europian.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë ta gëzojnë këtë të drejtë, të njëjtë si vendet e tjera të rajonit”, shkruan mes tjerash Presidenti.

Urimi i plotë

Përshëndes deklaratën e Komisionerit Avramopuolos për gatitshmërinë e Kosovës për lëvizjen pa viza drejt #Shengen. Urime institucioneve të #Kosovës për punën e bërë. Qytetarët e Kosovës meritojnë ta gëzojnë këtë të drejtë, të njëjtë si vendet e tjera të rajonit.