Pas shiut të djeshëm, çfarë e pret sot vendin tonë?

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga zonë  me presion të ulët atmosferik  me qendër kryesore të pozicionuar në Europën Verilindore, i cili do të kushtëzojë  në vendin tonë dhe Kosovë, mot të paqëndrueshëm.

Ditën e mërkurë, 18 korrik  moti do të jetë me  alternime kthjellimesh dhe vranësira  të pakta deri në mesatare.

Era do të jetë  e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8-10 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të  jetë i forcës 3-4 me lartësi  vale 1.0 deri në 1,5 metër  në det  të hapur.

Temperaturat do të jenë me rënie të lehtë.

Temperaturat min dhe max

Zonat  malore         16/30°C

Zonat e  ulëta           19/31°C

Zonat  bregdetare    21/31°C