Zbulohen detaje, ja çfarë folën me njëri-tjetrin dy presidentët

Jo të gjitha problemet janë zgjidhur, por ky është një fillim, tha presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Shefi i Kremlinit shprehu dëshirën që të kapërcehen marrëdhëniet negative me SHBA-në.

Të dy vendet ndodhen përpara sfidash të mëdha si krizat rajonale, mbrojtja nga terrori dhe kriminaliteti ndërkufitar. Vetëm bashkërisht mund të përballohen këto probleme midis dy vendeve. Lufta e Ftohtë ka përfunduar, tha Putin në Helsinki.

Nga Deutsche Welle

Shefi i Kremlinit hodhi poshtë sërish akuzat, sipas të cilave Rusiak a ndërhyrë në luftën elektorale në SHBA. “E përsëris, atë që e kam thënë disa herë: Rusia asnjëherë nuk ka ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjë kurrë – as në punët e brendëshme amerikane dhe as në proceset elektorale”, tha Putin. Pak ditë para këtij takimi Ministria e Drejtësisë në SHBA bëri përgjegjëse shërbimet sekrete ruse dhe si rrjedhojë qeverinë e Putinit për sulmet hacker në kompjuterët e demokratëve në SHBA dhe në fushatën elektorale të Clintonit. Hetimet vazhdojnë. Trump këto hetime në mënyrë të përsëritur i ka cilësuar si „gjueti shtrigash”.

Propozime për marrëveshjen Start

Putini ka paraqitur edhe propozime konkrete edhe për kontrollin e armatimeve. Bëhet fjalë për zgjerimin e marrëveshjes Start për armët strategjike, tha kreu i Kremlinit.

Edhe Donald Trump fundit janë përmirësuar, sipas tij. Trump foli për një dialog produktiv, që hap rrugë të reja për paqen. Ai tha, se është i sigurt, që Putin dhe Rusia duan ta zgjidhin problemin e përhapjes së armëve atomike.

Trump pas takimit artikuloi edhe shpresën për një bashkëpunim m ë të mirë në Siri. Të dy fuqitë e mëdha kanë potencialin të shpëtojnë mijëra jetë njerëzish, tha Trump. Sipas tij nuk duhet të lejohet, që Irani të përfitojë nga fushata e suksesshme kundër rrjetit terrorist “Shteti Islamik”. Iran është si Rusia një aleat i presidentit të Sirisë Bashar al Assad.

Protesta në Helsinki

Gjatë samitit të presidentit të SHBA-së Trump dhe kreut të shtetit të Rusisë Putin në Helsinki disa Qindra vetë protestuan në rrugë kundër kundërshtarit të abortit duke mbajtur maska të Trumpit, të tjerë demonstruan kundër luftës në Ukrainë dhe për një tregti të lirë. Mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtat e homoseksualëve. Në një park në Helsinki u mblodhën rreth 100 deri në 200, sipas radios finlandeze duke iu referuar policisë. Grupe më të vogla demonstruesish ishin shpërndarë nëpër qytet dhe përgjatë rrugës nga kalonin eskortat si dhe para atraksioneve turistike.