Shezai Rrokaj: Rruga e Lumit të Vlorës, një kalvar mundimi

Projekti “Rehabilitimi i Rrugës së Lumit të Vlorës” financohet nga Fondi Saudit për Zhvillim dhe parashikon ndërtimin e rrugës që fillon nga by-pass-i i Vlorës-Ura e Peshkëpisë, Ura e Laskos-Qeparo si dhe degëzimi Ura e Peshkëpisë-Selenicë, superstrada Levan-Tepelenë. Rruga ka një gjatësi prej 94 km.

Ky projekt është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm social, ekonomik e kulturor në nivel rajonal dhe me impakt të madh për zonat që preken nga ky aks, ku përfshihen më shumë se 60 fshatra me një dendësi të madhe popullsie, veçanërisht në moshë të re. Projekti ka nisur nisur zbatimin në vitin 2017 dhe duhet të përfundojë në fund të vitit 2020.

Mirëpo banorët e këtyre zonave po jetojnë kalvarin e mundimeve që lidhet me kohëzgjatjen e madhe, gati 4 vjeçare të përfundimit të këtij projekti dhe me ankthin e mospërfundimit në afat.

Ata janë të shqetësuar sepse, siç ka ndodhur e pritet të ndodhë, edhe kjo rrugë do të zgjatet për të përcjellë fushatat elektorale të radhës, duke ua marrë shpirtin banorëve të këtyre zonave, për të cilët ajo po kthehet qysh tani në një kalvar mundimi si ai i lëgjendës së mjerimit migjenian, pasiqë është i vetmi aks lëvizës drejt qendrave urbane.

Deri tani asnjë metër asfalt edhe pse traseja ka një shtrirje të gjatë prej Babicës deri në Gjorm. Shpatet e rrugës janë të pasiguruara; asnjë masë për kullimin e ujërave anësorë dhe me rënien e shirave e depërtimin e tyre në trase në sezonin e dimrit ajo bëhet e pakalueshme. Kurse për cilësinë e trasesë vazhdohet të përdoret rëra dhe zhavorri i lumit, gjë që e bën trasenë rrëshqitëse dhe dëmton stabilititetin saj.

Gjithashtu ekspertët shprehen se nuk ka arsye të pritet të shtrihet gjithë traseja dhe pastaj të asfaltohet. Pjesa deri në Peshkëpi mund të ishte shtruar dhe pastaj të vijohet me pjesën Peshkëpi-Drashovicë-Kotë dhe në vijim Kotë-Gjorm e kështu me radhë.

Kjo situatë nuk kërkon ndërhyrje urgjente. Qeveria t’i lërë fasadat dhe propagandën me dëgjesat e sajuara me qytetarët dhe t’u shtrohet punëve.

*Deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim