Reali synon portierin më të mirë të Botërorit, po kërkon shtëpi në Madrid

Pasi e mbylli si portieri më i mirë i Kupës së Botës në Rusi, Courtois ka nisur që të kërkoj shtëpi në Madrid, pasi shumë shpejt pritet që të nënshkruajë me skuadrën e Lopeteguit. Portieri i Chelsea-t gjithmonë është shprehur se do të kishte dëshirë që të jetonte në kryeqytetin e Spanjës. “Dëshira ime është të kthehem në Spanjë një ditë,” ka thënë gardiani spanjoll.

“Onda Cero”, shkruan se sot Courtois ka qenë për disa orë në Madrid dhe më pas ka udhëtuar me avion privat për në Tenerive, aty ku është edhe duke kaluar pushimet e verës. Mendohet se portieri më i mirë i Botërorit në Rusi do të firmosë një kontratë me Realin, ku edhe do të jetë edhe portieri i parë duke i zënë vendin Keylor Navas-it. /Koha Jonë/