Prapaskena/ Burdisso: Ja si më përjashtoi Messi nga kombëtarja

Lionel Messi ka një rol të veçantë te Argjentina dhe ky tashmë nuk është një lajm aspak i ri. Të dalësh kundër tij, do të thotë që të luftosh me “zjarrin”, pasi askush nuk mund ta sfidojë atë kur bëhet fjalë për këtë kombëtare.

Shembulli i radhës vjen nga e përditshmja sportive “Clarin”, që ka publikuar një tjetër prapaskenë shumë interesante. Ish-mbrojtësi i Interit dhe Romës, Nicolas Burdisso, ka treguar se si humbi vendin në përfaqësuese, që nga momenti kur u grind me Lionel Messin

“Ka qenë një ndeshje Argjentinë-Kolumbi, e cila përfundoi 0-0. Ai u nervozua shumë për një top që nuk ia pasova. Shkuam të sqarohemi dhe në një moment po afrohej, aq sa mendova se do të përdorte duart, por shokët nuk lanë që sherri të agravonte. Më pas sqaruam gjithçka, por që nga ai moment unë nuk u grumbullova më në kombëtare, ndonëse luaja në Serinë A, me Romën”, tregoi Burdisso.

Eliminimi i Argjentinës që në fazën e 1/8-ave dhe paraqitja që la për të dëshiruar në Kupën e Botës, duke sjellë reagime të shumta, teksa nuk kanë qenë të paktë ata që kërkojnë që “Pleshti” të largohet nga “Albicelestët”.