Miqtë surprizojnë Arilenën në ditën e lindjes, ja fotot brenda festës

Këngëtarja e njohur shqiptare Arilena Ara ka arritur te korr një sukses të madh falë talentit të saj jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë kufinjve. Ajo së fundmi ishte e ftuar në Rusi ku përformoi në Club Fun Zone të kampionatit Botëror.

Arilena sot feston ditëlindjen dhe besojeni ose jo ajo mbush 20-vjeç. Miqtë e saj më të ngushtë si dhe stafi që e menaxhon këngëtaren i kishin organizuar një surprizë mbrëmë kur ora ka shënuar 00:00. Ajo është emocionuar kur ka parë të gjithë miqtë e ngushtë të mbledhur së bashku. Ka qenë vetë këngëtarja që në Instastory ka postuar disa video dhe foto me urimet që miqtë i kanë bërë dhe pak detaje nga darka e cila ishte e dekoruar me detaje dhe mbahej në një nga restorantet e kryeqytetit.

Festa vazhdon edhe sot gjatë gjithë ditës dhe besojmë se do të shohim edhe foto apo video të tjera nga dita e lindjes së Arilenës të cilës i urojmë edhe 100 vitë të lumtura dhe plot sukses.