Hallgrimsson largohet pas 7 vitesh nga drejtimi i Islandës

Trajneri i Islandës, Heimir Hallgrimsson është larguar nga drejtimi i kombëtares. Dorëheqja vjen pas plot 7 vitesh, ku arriti të hyjë në histori, pasi e çoi Islandën drejt sukseseve historike. Gjatë drejtimit të Heimir Hallgrimsson, Islanda mori pjesë në Euro 2016, ku edhe avancoi deri në fazën e çerekfinaleve, ku u eliminua nga Franca.

Më pas, këtë herë skuadra islandeze u kualifikua për herë në parë në një Kupë Bote, ku pavarësisht paraqitjeve të mira, nuk ia doli të kalojë fazën e grupeve. Lajmin për largimin e trajnerit e dha vetë Federata e Futbollit në Islandë, e cila shtoi se shumë shpejt do të emërohet edhe pasardhësi Hallgrimsson.