“Dua hundën time”, këngëtarja pendohet për operacionet plastike

Albërie Hadërgjonaj e ka pranuar që ka bërë ndërhyrje në hundë, por mesa duket është penduar. E ftuar në emisionin Rudina, ajo u shpreh se Zoti nuk na i ka falur kot tiparet.

”Njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur ta prek fytyrën, zoti nuk na i ka falur kot tiparet kur lindim. Unë e kam operuar hundën kur isha në Shqipëri dhe jam penduar sepse po të kisha hundën time do tregoja karakter. Tani e kam sistemuar pak në Amerikë por ja që e bëra. Unë ndërhyrjet i kam bërë se më pëlqejnë por vajzat duhet të kenë kujdes kur zgjedhin vendin apo kirurgun ku do të shkojnë”,-ka thënë Albëria.

Më tej këngëtarja shqiptare foli edhe për këngën e saj më të re, e cila ka rezultuar shumë e suksesshme, dhe punën e re në Amerikë.