VIDEO/ Rusi 2018, fërshëllima e fundit: Timelapsi i fishekzjarrëve në stadiumin Luzhniki

Franca mundi 4 me 2 Kroacinë në finalen e Botërorit dhe tifozët shpërthejnë në festime për një natë të tërë.

Qyteti zhytet në errësirë por përreth stadiumit Luzhniki fishekzjarrët ndriçojnë duke krijuar një spektakël të vërtetë.

Botërori i fundit i fituar nga Franca i takon vitit 1998 dhe festës së 2018 i bashkohen edhe rusët për të festuar mbylljen e botërorit.

Pavarësisht reve kërcënuese dhe shiut të furishëm tifozët kanë vazhduar festën deri në agim.