Tjetër largim nga skuadra e Romës

Bruno Peres është zyrtarisht një ish-futbollist i Romës. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi verdhekuq, që në një deklaratë për shtyp ka theksuar se Peres i është bashkuar klubit brazilian, Sao Paulo në huazim me një opsion për ta blerë për shumën e 6 milion eurosh.

Marrëveshja për të marrë Peresin në Sao Paulo u konfirmua më 6 korrik, por kushtet e kalimit të tij nuk ishin zbuluar.

Aty thuhet se klubi brazilian ka paguar 1.4 milion euro për të huazuar lojtarin deri më 31 dhjetor 2019.

Pas kësaj, ata mund të blejnë kartonin e 28 vjeçarit për 6 milion euro, me Romën që do të përfitoj të 20 përqind të shumës, nëse Peres do të largohet nga Sao Paolo.