Shkarkimi Dizdarit, Bylykbashi: Tallje dhe banditizëm i Ramës ndaj Gjykatës Kushtetuese

Gani Dizdari është anëtari i radhës i Gjykatës Kushtetuese, i cili është shkarkuar sot prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Vendimi ka ardhur pas konstatimit se në deklarimin e pasurisë së gjyqtarit kishte kontradikta mes çmimit të blerjes dhe sipërfaqes. Po ashtu u konstatuan se Dizdari kishte lidhje me persona me precedentë.

Avokati i Dizdarit, edhe një herë theksoi se pasuria e deklaruar është e justifikuar dhe se personi për të cilin thuhet se ka precedencë është nipi i Dizdarit. “E para procesi nuk ka mbaruar sepse vendimi i KPK do të ankimohet në Komisionin e Posaçëm. Së dyti, KPK shpreh, mbron qëndrimin e  tij me dy standarte. Vini re vendimet dhe konstatoni  që KPK nuk vepron mbi bazën e asaj çka paraqet subjekti por vetëm mbi bazën e asaj çka mund të ketë ndonjë listë në tavolinë. Dhe së treti, KPK në këto kushte kur vepron me dy standarte, i thuhet fjalës: Fol o gur, fol o mur”- u shpreh avokati i Dizdarit, Sokol Hazizaj.

Tashmë në Gjykatën Kushtetuese kanë mbetur dy anëtarë, kryetari i këtij institucioni Bashkim Dedja dhe anëtarja Vitore Tusha.

Opozita akuzon mazhorancën se e ka krijuar qëllimisht këtë situatë për të mos lejuar ankimimin ndaj ligjeve. Anëtarët e rinj të Kushtetueses do të zgjidhen pas konstituimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Nënkryetari i ish-Komisionit parlamentar të Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi e cilëson zhvillimin në Gjykatën Kushtetuese si banditizëm që drejtohet nga vetë kreu i Qeverisë, Edi Rama.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, deputeti i PD-së shprehet se argumenti i KPK-së për Dizdarin, ashtu si dhe në rastin e Tomë Ndrecës, është një tallje me intelegjencën e shqiptarëve, pasi nëse do ishte kështu atëherë duhej të shkarkohet edhe ish-kreu i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.

Reagimi i plotë i Oerd Bylykbashit

Vetingu dhe Banditingu, dy tehet e thikes se Rames‎

Sot gjyqtari i fundit kushtetues u shkarkua nga komisioni i nepunesve administrative te vetingut. Perfundimisht prej sot, nga 9 anetaret e dikurshem, kemi vetem nje kryetar me mandat dhe nje anetare me mandat te perfunduar qe pret zevendesimin prej kohesh. Pra praktikishte kemi vetem nje anetar. Sot u vu gozhda e fundit mbi arkivolin e Gjykates Kushtetuese.

Edhe Gjyqtarit Kushtetues Dizdari‎, nepunesit e komisionit te vetingut i paskan gjetur nje shkelje te “tmerrshme” njesoj si Gjyqtarit te Larte Tome Ndreca. Eshte shoqeruar me nipin e tij qe qenka denuar per ushtrim te paligjshem te ndikimit mbi nje zyrtar shteteror. Madje paska udhetuar me makinen e tij. Tmerr, vertet krim te rende paska bere. Ka ndenjur me nipin!!! Si mund ta bente kete ai?!

E kuptoni apo jo cfare tallje me inteligjencen mesatare eshte kjo? Po Fatmir Xhafaj, drejtuesi i Forces impotente te Ligjit, ai qe rri, udheton, darkon, feston dhe mbron nga ekstradimi vellain e tij ‎te denuar per trafik kokaine, kur do te shkarkohet me te njejtin motivacion? Apo trafiku nderkombetar i kokaines eshte krim i lehte i bere ne moshe te re?‎ Mos valle eshte krim me lehte se ai i nipit te gjyqtarit?

Sigurisht, eshte krim i lehte per Ramen qe mbrojti Elvis Rroshin per perdhunimin ne grup sepse na kishte qene ne moshe te re, apo mbrojti Sajmir Tahirin qe mbeshteste e mbronte kusherinjte trafikante e u jepte edhe makinen qe te udhetonin te qete.

‎Prisni edhe pak, se shpejti do te montojne altoparlante tek ndertesa e vitingut, qe te degjoje e brohorasi “populli” (i organizuar me projekte OJF-sh si ato te tendave te vetingut), sic brohoriste ne 1945 kur denoheshin armiqte e popullit nga gjyqet partizane me gjyqtare qe kishin zbritur nga mali.

P.S.: nese keni ankesa per ne gjykate kushtetuese, cojini me poste elektronike, ben vaki jua lexojne ne te ardhmen kur te ndezin kompiuterat, sepse dera e gjykates eshte e mbyllur, postieri nuk ju ben pune.