Shehi: Bëjmë si Shekspirë e Hamletë, vendi s’ka para për ujësjellësa

Dashamir Shehi, në vijim të diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë, ka folur sërish për çështjen e Teatrit. Kreu i LZHKs-ë ka folur edhe për koncesionet dhe ekonominë. Ai ka thënë se qeveria shqiptare s’ka para për ujësjellësa dhe rubineta, por ka para për pallate nga 200 milionë euro.

Pjesë nga deklarata

Koncesionin e Rapiscan do ta mbyllja unë i pari, por ju jo vetëm që nuk e mbyllet por 10 fishuat abuzimet. Ka 100 të meta se si po funksionojnë koncensionet. Do t’i kisha mbyllur të gjitha koncesionet. Këto koncesione e kanë futur Shqipërinë në borxhe për 10 vite.

Kot jemi ankuar për Rrugën e Kombit, shikoni shifrat për rrugët që po ndërtohen, për stadiumin dhe teatrin, ilaçet dhe spitalet. Nuk ka asnjë garë të hapur. Në sebep të atyre të mëparshme janë 100-fishuar vjedhje. Bëjmë të gjithë si Shekspirë e Hamletë.

S’ka asnjë budalla në këtë sallë dhe jashtë saj që nuk nënkupton që Rama ka 20 vjet që ia ka vënë syrin asaj copë toke.

Shikoni shëmtinë e stadiumit, është një markatë që ka edhe një fushë futbolli. Kjo është vjedhje e pastër. Ju po e votoni, i jepni konjukturë, e quani moderne. Ky vend s’ka para për ujësjellesa dhe rubineta, kërkon para nga ndërkombëtarët, por për pallate 200 milionë eurosh i kemi paratë.