Radhë të gjata në Kakavijë, ankohen emigrantët: Kemi tre orë që presim

Ditën e sotme dogana e Kakavijës është ndeshur me radhë të gjata, ku 40 autobus janë lënë në pritje.

Pala shqiptare ka ndërprerë punë pa dhënë asnjë shpjegim, duke bërë që situata të rëndohet edhe më shumë.

Emigrantët të cilët janë në radhë të gjata pritje janë shprehur se kjo situatë është e lodhshme për ta.

Jemi me fëmijë të vegjël, kemi tre orë që presim, nuk na kanë thënë asgjë akoma, madje as shoferi nuk është aty”, është shprehur një emigrante.