Qeveria do të rishikojë në shtator ligjin për koncesionet

Në shtator, Qeveria do të rishikojë ligjin për dhënien me koncesion duke përjashtuar të gjitha ofertat e pakërkuara, një kërkesë kjo e përsëritur edhe nga FMN.

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë bëri Erjon Braçe bëri të ditur nismën pas një debati të zhvilluar me opozitën.

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, akuzoi mazhorancën për abuzime me projektet Partneritet Publik Privat.

Por Erjon Braçe deklaroi se diskutimet do të nisin në sesionin e ardhshëm.

Sipas tij ligji aktual është ai i miratuar prej qeverisë Berisha.

Ndërkohë drejtorja e Komisionit të Prokurimit Publik kërkoi shtesë personeli me 6 punonjës pasi janë shtuar ankesat.

Në 6 muaj në këtë institucion, janë regjistruar 448 ankesa.