Pogradec, i shpërthen bidoni me benzinë, digjet 67-vjeçari

Një-67-vjeçar në Qafë-Plloçë është plagosur dhe ka pësuar djegie pasi i ka shpërthyer një bidon me benzinë. Policia thotë se B.G., 67-vjeç, banues në fshatin Buçimas, ishte duke transportuar një bidon me benzinë dhe në dorë mbante një cigare të ndezur, e cila mendohet se ka shkaktuar zjarrin.

Njoftimi i policisë

Më datë 15.07.2018, në Qafë-Plloçë, shtetasi B.G, 67 vjeç, banues në fshatin Buçimas-Pogradec, aksidentalisht ka pësuar djegie trupore si pasojë e pakujdesisë gjatë punës, kur ka transportuar një bidon me benzinë dhe në dorë mbante një cigare të ndezur. Ky shtetas u dërgua në Tiranë për trajtim mjekësor më të specializuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për “Ngjarje aksidentale”.