Pacolli: FIFA të reagojë për abuzimin që Rusia bëri me flamurin e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli komentoi ndalimin e vendosjes së flamurit të Kosovës në Kampionatin Botëror të Futbollit në Rusi.

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Behgjet Pacolli shkruan se politika duhet të qëndrojë jashtë sportit.

“I zemëruar ndaj veprimeve të Rusisë për ndalimin e përdorimit të flamurit të Kosovës gjatë finales së Kupës së Botës. Kosova është anëtare e FIFA-s dhe iu bëj thirrje që të reagojnë ndaj abuzimit që ka bërë Rusia ndaj Kosovës”,- tha Pacolli.

Ndërkohë reagimi i tij vjen pas vendimit që në stadiumet ruse, flamuri i Kosovës nuk është lejuar që të ekspozohet krahas disa flamujve tjerë.