Një person në Skrapar ngacmon seksualisht një vajzë të re, i plagos dhe burrin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Skrapar, ku një burrë ka ngacmuar seksualisht një vajzë të re dhe më tej ka goditur, deri në plagosje burrin e saj.

Si i dyshuar për ngjarjen është Emror Ibranj, 40 vjeç, banues në Skrapar, i cili u arrestua nga policia pak pas ngjarjes.

Ai akuzohet se ka ngacmuar seksualisht shtetasen O.Xh., 24 vjeçe, si dhe ka dëmtuar lehtë me mjete të forta, bashkëshortin e saj K.Xh., 36 vjeç.

Mësohet se Ibranj ka ngacmuar në rrugë 24-vjeçaren dhe ka tentuar që ta prekë në pjesët intime.

Por kjo e fundit i ka treguar të shoqit i cili ka qenë pak metra më tutje dhe në debate me fjalë, 40-vjeçari e ka goditur, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprat penale “Ngacmime seksuale” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”./Noa/