Mbrojtësi i Argjentinës: Pata përleshje fizike me Messin në Botëror

Lionel Messi pas dështimit të Argjentinës në Botëror është vënë në shenjestrën e shumë kritikave.

Ai thuhet se ka qenë numri një për të marrë vendimet për Argjentinën, madje edhe për formacionet dhe lojtarët e kësaj kombëtarje.

Së fundmi ka qenë mbrojtësi, Nicolas Burdisso që ka rrëfyer se ka pasur një konfrontim fizik me Lionel Messin pasi nuk kishte luajtur siç donte ai.

“Patëm një konfrontim fizik në dhomat e zhveshjes. Nuk mendoj se isha i vetmi që i ka bërtitur atij, por gjërat të tilla ndodhin në zhveshtore”, tha Burdisso për Telefe në Argjentinë.

“Tashmë veçse ishim fjalosur në fushë, sepse ai e donte topin dhe unë tentoja t’ia pasoja por nuk mundja. Ai u zemëruar për lojën, ndërsa unë për situatën”, tregoi ai.

“U futëm në dhomat e zhveshjes dhe kur e pashë se po vinte në drejtim timin, u ndala dhe e prita. U detyruan të na ndanin”, theksoi më pas Burdisso.