Luana Vjollca kap 2250 euro me Francën

Luana Vjollca vërtet është vajzë me fat dhe jo vetëm në karrierë. Këtë e ka vërtetuar edhe në skedinë.

Luana ka luajtur për ndeshjen e mbrëmshme të finales Kroaci-Francë, ku ka arritur të sigurojë mbi 2 mijë euro.

Sipas “Gazeta Express”, Luana ka vendosur 500 euro dhe ka fituar 2250 euro, duke parashikuar fitoren e Francës me Kroacinë dhe që do të shënohen 3 gola dhe më shumë (1/3+).

Madje ajo nuk ka hezituar ta publikojë këtë fakt edhe në Instagram.