Kupa e Botës në shifra dhe rekordet që theu

Kupa e Botës në Rusi theu shumë rekorde, nga numri i 11-metërshave, tek numri i golave të shënuar në minutat shtesë, edhe pse sasia e golave apo shikueshmëria ishte më e ulët se sa në finalet e tjera.

Më poshtë vijojnë statistikat kryesore të Kupës së Botës 2018:

– Katër kartonë të kuq.

– Nëntë prej 12 golave të Anglisë janë kryer nga goditjet e dënimit ose goditjet e këndit, një rekord në Kupën e Botës.

– Goli i Thomas Meunier në ndeshjen në grupe kundër Anglisë e bëri atë lojtarin e 10-të të Belgjikës që shënon gjatë turneut, duke barazuar rekordin e vendosur nga Franca në vitin 1982 dhe Italia në vitin 2006.

– Kishte 19 gola të shënuar në minutat shtesë të pjesës së dytë, shtatë më shumë se sa në Brazil 2014.

– Kroacia është e 20-ta në klasifikimin botëror duke e bërë atë ekipin e nivelit më të ulët që arrin një finale të Kupës së Botës, që kur është vendosur sistemi i klasifikimit, në vitin 1992.

– Arbitrat dhanë 29 penallti, duke vendosur një rekord të Kupës së Botës.

– “FARE”, rrjeti kundër diskriminimit numëroi më shumë se 30 raportime për sulme seksuale nga fansat në Rusi. FARE shprehet se shifra reale mund të kalojë lehtësisht 10-fishin.

– Përdorimi i asistentit video për arbitrin (VAR) ka rritur përqindjen e vendimeve të sakta në 99,32%, sipas FIFA-s.

– Në 64 ndeshje u shënuan 169 gola, 2,64 gola për ndeshje, një shifër shumë pak më e ulët se ajo e vitit 2014 (2,67).

– Pjesëmarrja mesatare e fansave në çdo ndeshje në Rusi 2018 (46 885) ishte shumë më poshtë se ajo e Brazil 2014 (53 592), kjo për shkak të kapacitetit të ulët të stadiumeve.

– FIFA ka marrë 857 000 dollarë vetëm nga shkeljet e ndryshme disiplinore.