Fitoi Kupën e Botës, por ylli francez njofton pensionimin nga kombëtarja

Franca arriti të fitoj Kupën e Botës Rusi 2018, por ai që ishte me mjaft fat në këtë turne ishte padyshim ylli i Marseille, Adil Rami.

Mbrojtësi 32 vjeçar ishte pjesë e 23 futbollistëve të grumbulluar nga Didier Deschamps, por nuk arriti të zbres për asnjë sekond në fushë. Dhe duke marrë spunto nga kjo situatë, Rami ka njoftuar pensionimin nga kombëtarja.

Ekipi i Francës ka përfunduar për mua. Edhe nëse nuk luaja, duhej të isha gati të luaja 90 minuta, pasi jam trajnuar dy herë në ditë. Ekipi ishte i madh. Nuk kam fjalë për këtë.“-deklaroi Rami.

Rami bëri debutimin e tij në Francë në vitin 2010 dhe ka luajtur 35 herë me fanellën e “Les Bleus”.