E la i dashuri se ishte mbipeshë, vajza merr vendimin e pakthyeshëm

Një grua, e cila ishte ndarë nga i dashuri për shkak se ishte mbipeshë ka marrë një vendim për trupin e saj që e ka bërë rrjetin të luajë mendsh. Christine Carter, 28 vjeçe nga Dallasi, humbi 70 kg për 16 muaj.

Pasi arriti peshën e përsosur të trupit, ajo u mbush me vetëbesim dhe ia çoi këto foto të dashurit të saj, që e la pse ishte e shëndoshë. Për ta hequr peshën, ajo iu nënshtrua edhe një operacioni në fillim të 2016, punësoi një trajner personal fitnesi dhe ndryshoi plotësisht mënyrën e jetesës.

Në nëntor të vitit 2017, fitoi një pamje krejtësisht të re. Deri në dhjetor të vitit 2017, Christine ia arriti qëllimit të saj për të humbur peshën dhe për të fituar një trup të ri. Pasi e ndau në Instagram historinë e saj të humbjes së peshës, ajo fitoi menjëherë 26,000 ndjekës – dhe thotë se nuk ka qenë kurrë më e lumtur. Ja si duket Christine në 2018, me një trup për tu pasur zili.