”Botëror i përgjakur”, 2 viktima në Francë

Duket se fitorja e Francës në Botëror provokoi incidente në disa qytete franceze. Si pasojë, dy persona kanë humbur jetën gjatë festimeve. Në Annency, një 50-vjeçar vdiq pasi u hodh në një kanal të cekët.

Në Oise, një burrë humbi jetën duke festuar fitoren e Francës në timon. Ai u përplas dhunshëm me një pemë dhe nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Ndërkohë, në Paris, Lion, Marsejë dhe qytete të tjera ka pasur incidente të tifozëve me policinë. Gjithashtu, grupe vandalësh kanë përfituar nga rrëmuja e përgjithshme për të grabitur dyqanet.

Në orën 22:00 raportohej për dhjetëra persona të arrestuar në këto qytete.