Bllokohet puna në Kakavijë, 40 autobusë presin radhën e gjatë

Radhë e gjatë është krijuar sot në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se ndodhen mbi 40 autobusë dhe makina të vogla.

Pala shqiptare ka bllokuar punën duke mos lejuar kalimin në sportele, e pa iu dhënë shpjegime drejtuesve të automjeteve. Ky fluks ka ngjallur irritim tek udhëtarët që kanë zgjedhur këtë pikë për të dalë nga Shqipëria dhe për të hyrë në vendin tonë.

Kjo situatë nuk është e re në këtë pikë kalimi. Thuajse çdo vit në doganën e Kakavijës krijohen radhë të gjata dhe fluks udhëtarësh si për shkak të mosfunksionimit të punës nga pala greke po ashtu dhe nga pala shqiptare.